I pari i AAK-së, Ardian Gjini, ka falënderuar qytetarët dhe mbështetësit për përkrahjen e vazhdueshme, përmes një postimi të publikuar në Facebook.

I pari i AAK-së, Ardian Gjini, ka falënderuar qytetarët dhe mbështetësit për përkrahjen e vazhdueshme, përmes një postimi të publikuar në Facebook.
Gjini është shprehur mirënjohës për mesazhet dhe komentet që ka pranuar, duke thënë se besimi i qytetarëve përbën përgjegjësi të madhe për të dhe ekipin e tij politik.
“Mirëmëngjesi Kosovë dhe faleminderit nga zemra! Jam thellësisht mirënjohës për çdo mesazh, koment dhe mbështetje. Ky besim është zotim për punë dhe përgjegjësi e madhe”, ka shkruar Gjini.
Ai ka ndarë gjithashtu një falënderim të veçantë për kryetarin e nderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, për të cilin tha se ka treguar lidership të palëkundur dhe besim në avancimin e vizionit të përbashkët politik.
“Një falënderim i veçantë dhe me respekt të lartë shkon për Kryetarin e Nderit të Aleancës, z. Ramush Haradinaj. Faleminderit për lidershipin e palëkundur dhe besimin e dhënë për ta çuar përpara vizionin tonë të përbashkët. Na priftë e mbara!”, ka përfunduar ai.

