Carrick parashikon të ardhmen e yllit të skuadrës: Do të qëndrojë këtu, nuk ka arsye pse të largohet

Trajneri i Manchester United, Michael Carrick beson se Bruno Fernandes do të qëndrojë në “Old Trafford” edhe këtë verë.

Fernandes theu rekordin e asistave në një sezon të vetëm në Premier League, duke regjistruar të 21-tin e tij në ndeshjen që “djajtë e kuq” fituan ndaj Brighton 3-0 të dielën.

31-vjeçari refuzoi një transferim në Arabinë Saudite verën e kaluar përpara se të luante një rol kyç në rikthimin e Manchester United këtë sezon në Champions League.

Carrick pranoi se për të dhe skuadrën është shumë e rëndësishme që Fernandes të qëndronte. “Ai ka një ndikim të madh. Ai ka qenë kapiten dhe ka qenë shembull i udhëhequr në mënyra të ndryshme. Nuk kam arsye të mendoj ndryshe”, tha Carrick.

Më pëlqen ajo që ka bërë dhe atij i pëlqen të jetë këtu. Mund ta shoh këtë. E di që ai dëshiron të fillojë çdo ndeshje sepse po e shijon futbollin e tij, gjë që është fantastike“, deklaroi Michael Carrick.

The post Carrick parashikon të ardhmen e yllit të skuadrës: Do të qëndrojë këtu, nuk ka arsye pse të largohet appeared first on Telesport.