Rrahman Rama: Nga Novolani në Vërnicë po rritet mbështetja kundër krizës dhe keqqeverisjes

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Rrahman Rama, ka zhvilluar një takim me përkrahës në disa fshatra, ku ka përcjellë mesazhe kundër krizës dhe, siç e ka quajtur ai, keqqeverisjes në vend.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka bërë të ditur se është takuar me qytetarë dhe mbështetës nga fshatrat Novolan, Kollë, Brusnik, Bukosh dhe Vërnicë, duke theksuar mobilizimin për zgjedhjet e 7 qershorit.

“U mblodhëm me përkrahës nga fshatrat Novolan, Kollë, Brusnik, Bukosh e Vërnicë, për t’i thënë me një zë STOP krizës dhe keqqeverisjes. Kudo që po shkojmë, po marrim energji dhe vullnet për të punuar pa u ndalur deri më 7 qershor”, ka shkruar Rama.