Antonio Conte ka zyrtarizuar largimin nga Napoli. Pas fitores 1-0 ndaj Udinese dhe përshëndetjes me tifozët në “Maradona”, trajneri doli në konferencë për shtyp së bashku me presidentin Aurelio De Laurentiis.
Conte shpjegoi: “Një muaj më parë telefonova presidentin dhe nuk kërkova asgjë, as për projektin dhe as për reduktimin e objektivave. E kuptova se rrugëtimi im këtu po përfundonte. Kur shoh se disa gjëra nuk mund t’i ndryshoj, marr vendimin tim”. Ai zbuloi edhe fjalët e presidentit: “Nëse ndryshon mendje, deri në ditën e fundit jam në dispozicion”.

De Laurentiis deklaroi: “Napoli nuk mund të jetë Real Madridi, Barcelona, pesë klubet më të mëdha angleze apo Bayern Munich. Ne duhet të respektojmë buxhetin”. Më pas pati edhe debat mes tyre. Presidenti tha: “Pa dëmtimet do ta kishe fituar sërish titullin”, ndërsa Conte u përgjigj: “Jo, nuk jam dakord. Interi ishte forcuar shumë”.
Trajneri italian shtoi: “Në Napoli dështova që nuk arrita të bashkoja ambientin. Pashë shumë helm dhe përçarje kundër meje dhe lojtarëve. Kush përhap helm është i dështuar”. Në fund, Conte kujtoi momentin më të bukur: “Dita më e bukur ishte kur fituam dhe festuam titullin me tifozët”.
The post Conte largohet nga Napoli: Vendosa një muaj më parë. Dy vite pozitive, por dështova ta bashkoja ambientin appeared first on Telesport.









