Zyrtarë të administarës amerikane kanë dhënë detaje për marrëveshjen kornizë, me të cilën synohet t’i jepet fund luftës me Iranin.
Sipas një zyrtari të administratës Trump, kjo marrëveshje u jep palëve 60 ditë kohë për të arritur pikat përfundimtare të marrëveshjes.
Marrëveshja e mundshme, sipas zyrtarit, do të siguronte që Irani të mos zotërojë kurrë një armë bërthamore dhe do t’i angazhonte ato të hiqnin dorë nga uraniumi i pasuruar, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv
Mënyra se si do të asgjësohet rezerva mbetet për t’u negociuar dhe do të jetë pjesë e fazës tjetër të negociatave.
Ky zyrtar ka thënë se marrëveshja do të rihapte Ngushticën e Hormuzit, por nuk dha detaje specifike se si do të funksiononte rruga ujore kritike në të ardhmen.
“Pjesa e rëndësishme e mënyrës se si është strukturuar kjo është se, nëse Irani nuk performon, ata nuk marrin asgjë. Asnjë pluhur? Asnjë dollarë. Ndërsa Ngushtica hapet, bllokada lehtësohet në mënyrë proporcionale.”, ka thënë zyrtari.
Këto detaje vijnë në kohën kur janë shtuar zërat për një marrëveshje ndërmjet SHBA-së dhe Iranit, për çka ka folur së fundmi edhe presidenti Trump. /Klankosova.tv









