Në “Renato Dall’Ara”, Bologna dhe Inter po përballen mes tyre në javën e fundit për këtë sezon, ku tashmë zikaltrit janë shpallur kampion.
Federico Dimarco zhbllokoi shifrat në minutën e 22-të, me një gol spektakolar nga goditja e dënimit, duke vulosur kështu më së miri një sezon tejet fantastik për të.
Reagimi i vendasve ishte i menjëhershëm duke barazuar shifrat me Federico Bernardeschi në minutën e 25-të, pas një mungesë vëmendjeje të mbrojtjes zikaltër dhe sidomos të Stefan de Vrij.
Në minutën e 42-të, ishte Tommaso Pobega që gjeti golin e avantazhit për vendasit, me një goditje nga jashtë zonës. Pjesa e parë mbyllet 2-1 për Bologna-n.
The post Tre gola të shënuar në pjesën e parë, Bologna përmbys Interin (video) appeared first on Telesport.









