Pas Coventry City dhe Ipswich Town, Hull City është ekipi i tretë dhe i fundit që siguron biletën për në Premier League për sezonin e ri.
Në sezonin e rregullt, Hull City e mbylli renditjen në vendin e gjashtë dhe siguroi biletën për në play-off vetëm në javën e fundit.
Në play-off, Hull City eliminoi fillimisht Milwall, falë fitores në transfertë 0-2, pasi ndeshja e parë në shtëpi kishte kishte përfunduar 0-0.
Middlesbrough erdhi në finale, pasi zëvendësoi Southampton, që u skualifikua për shkak spiunazhi ndaj rivalëve.
Në finalen e luajtur në Wembley mes Hull City dhe Middlesbrough, vendosi një gol i Oli McBurnie në minutën e 90+5, ku sulmuesi skocez dërgoi topin në rrjetë pas një krosimi në zonë. Hull City fiton 1-0 dhe rikthehet në Premier League, pas plot 9 vitesh.
The post Finale e çmendur në Wembley. Hull City siguron biletën për në PL, falë një goli në frymën e fundit (video) appeared first on Telesport.









