Aktivisti shqiptaro-amerikan, Gino Mulliqi, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara, Kosovën e shohin si aleatin më të afërt në Ballkanin Perëndimor.
Këto komente, Mulliqi i bëri në emisionin Info Magazine në Klan Kosova.
“Kosova është një ndër aleatët më atdhedashës dhe më të afërt të ShBA-së në Ballkanin Perëndimor. Populli i Kosovës e shikon gjithherë, dhe gjithherë ka qenë aleat i ShBA-së, dhe ShBA-ja në këtë administratë punojnë me aleatët e tyre”, deklaroi Mulliqi.









