Isufaj: Qeveria e ardhshme duhet të fokusohet në partneritetin strategjik me ShBA-në (VIDEO) 

Frymëzim Isufaj, ish-konsull i Kosovës në New York, ka deklaruar se qeveria e ardhshme që pritet të dalë pas zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit duhet ta ketë prioritet forcimin e partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një lidhje direkte për emisionin “Info Magazine”, Isufaj tha se marrëdhëniet mes Kosovës dhe ShBA-së gjatë shtatë viteve të fundit nuk kanë qenë në nivelin që kanë pasur më herët.

“Unë shpresoj që kushdo dhe cilado qeveri që do të dalë nga zgjedhjet që do të mbahen më 7 qershor, ta shohë dhe ta lexojë shumë afër këtë raport (raportin e DASH-it), dhe njëkohësisht të fokusohet në ndërtimin e partneritetit strategjik me ShBA-në. Ju e dini që së paku shtatë vitet e fundit kemi pasur një marrëdhënie jo shumë të zakonshme që kishte ekzistuar më herët me ShBA-në. Andaj, në këtë drejtim, mendoj që qeveria e ardhshme duhet të fokusohet nga afër për të krijuar forma më të ngushta të bashkëpunimit dhe partneritetit me ShBA-në”, tha Isufaj për Klan Kosova.

Ndiqni deklarimin e plotë: