Davide Ancelotti gati për hapin e madh në karrierë. E kërkon klubi francez, që do të marrë pjesë edhe në Champions League

Pas një eksperience të shkurtër në Brazil te Botafogo, Davide Ancelotti duket se është gati për të bërë hapin e madh në karrierë si trajner. RMC Sport zbulon se italiani është një nga kandidatët kryesor për të marrë drejtimin e Lille në Francë.

Trajneri aktual i Lille, Bruno Genesio, është shumë pranë kalimit te Olimpique Marseille. Në këtë situatë, presidenti i Lille, Olivier Letang, ka dy emra në listë për të zëvendësuar Genesio-n. I pari është Thiago Motta, i cili ka qenë i “papunë” që pa shkarkimit në mars të vitit 2025 nga stoli i Juventusit, por vazhdon të paguhet ende.

I dyti është pikërisht Davide Ancelotti, i cili aktualisht është i angazhuar në stafin drejtues te kombëtarja braziliane, e cila po bëhet gati për Kupën e Botës.

Në rast se Ancelotti do të marrë drejtimin e Lille, do të ketë mundësinë të debutojë edhe në Champions League sezonin e ardhshëm.

The post Davide Ancelotti gati për hapin e madh në karrierë. E kërkon klubi francez, që do të marrë pjesë edhe në Champions League appeared first on Telesport.