Nga Istogu në Pejë, Ardian Gjini: Rinia dhe gratë, prioritet i programit tonë

Kandidati për kryeministër nga AAK, Ardian Gjini, ka vazhduar takimet e tij me qytetarë, duke u ndalur këtë herë në komunën e Pejës, pas vizitave të zhvilluara në Istog.

Në Pejë, ai ka nisur takimet me rininë e Aleancës, ku është diskutuar hapur për sfidat e përditshme me të cilat përballen të rinjtë, si dhe për idetë dhe vizionin e tyre për të ardhmen.

Sipas Gjinit, rinia mbetet prioritet i vazhdueshëm në programin politik të AAK-së, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së tyre në proceset vendimmarrëse dhe zhvillimore.

Gjithashtu, është zhvilluar edhe një takim me gratë e komunës së Pejës, ku është diskutuar për kushtet e punës dhe nevojën për më shumë përkrahje institucionale në përditshmërinë e tyre.

Në përmbyllje të takimeve, është theksuar se mbështetja e rinisë dhe grave mbetet një nga shtyllat kryesore të qasjes së AAK-së në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të vendit.