Daut Haradinaj, kandidat për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është takuar të shtunën me ish-profesorin e tij, Ali Haxhosaj.
Haradinaj ka thënë se Haxhosaj është modeli më i mirë i një burri shqiptar.
Ish-deputeti Haradinaj ka kujtuar edhe disa momente me ish-profesorin e tij.
“Ali Haxhosaj ishte profesor i imi dhe i shumë brezave. Në vitet e hershme, para luftës, kur po organizohej UÇK-ja, profa u burgos dhe u torturua barbarisht. E kujtoj si sot kur erdhi në shkollë-shtëpi të asaj kohe dhe i thashë: “Prof, me këta s’ka rrugë tjetër përpos pushkës.” Ai, me gjakftohtësi, m’u përgjigj: “Mua nuk më dhimbset jeta, por po më dhimbseni ju se jeni të ri.” Nga ai moment e deri sot, ky burrë qëndroi vertikalisht bashkë me vëllain e tij dhe mikun tim, Adem Haxhosaj”, ka thënë Haradinaj.









