Kandidatja për presidente nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë një përmbledhje të pyetjeve që pranoi dje sa ishte në Gjakovë.
Ajo ishte e pranishme dje në qytetin e vjetër bashkë me kandidatin për kryeministër nga LDK-ja, Lumir Abdixhiku, në kuadër të platformës Hajde folim.
Mes shumë pyetjeve ishin edhe ato për projektet, për planet rreth kushteve të mësimdhënësve dhe bizneseve të vogla.









