Rrahman Rama: Angazhimi i secilit është i domosdoshëm për ta ndalur krizën

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Rrahman Rama, ka bërë të ditur se ka zhvilluar takim me strukturat e PDK-së në Stanovcin e Poshtëm, Stanovcin e Ulët dhe Lumi Madh.

Sipas Ramës, gjatë takimit është diskutuar për situatën politike në vend dhe nevojën për ndryshim pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

Ai ka theksuar se angazhimi i secilit qytetar dhe aktivist është i rëndësishëm për, siç është shprehur ai, “ta ndalur krizën në të cilën është futur vendi”.

Rama po ashtu ka bërë thirrje për mobilizim dhe mbështetje ndaj Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e ardhshme.