Carrick, entuziast pas rinovimit: Që në fillim e ndjeva magjinë e Manchester United

Në ditën e firmës së kontratës së re me Manchester United, trajneri Michael Carrick foli për faqen zyrtare të klubit: “Që nga momenti kur erdha këtu 20 vite më parë, e ndjeva magjinë e Manchester United. Marrja e përgjegjësisë për të drejtuar këtë klub të veçantë më mbush me krenari të jashtëzakonshme.

Në 5 muajt e fundit, ky grup lojtarësh ka treguar se mund të arrijë standardet e rezistencës, unitetit dhe vendosmërisë që kërkojmë këtu. Tani është momenti të ecim përpara së bashku, me ambicie dhe objektiv të qartë. Manchester United dhe tifozët tanë të jashtëzakonshëm meritojnë të luftojnë sërish për trofetë më të mëdhenj”.

Drejtori sportiv i “Djajve të Kuq”, Jason Wilcox, shtoi: “Michael e ka fituar plotësisht mundësinë për të vazhduar drejtimin e skuadrës së parë. Që kur mori këtë rol, kemi parë rezultate pozitive në fushë, por mbi të gjitha një qasje në përputhje me vlerat, traditat dhe historinë e klubit. Rikthimi i ekipit në Champions League nuk duhet nënvlerësuar. Ai ka krijuar një lidhje të fortë me lojtarët dhe mund të jetë krenar për kulturën fituese që ndihet në Carrington dhe dhomat e zhveshjes”.

 

The post Carrick, entuziast pas rinovimit: Që në fillim e ndjeva magjinë e Manchester United appeared first on Telesport.