Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Qeverisë Kurti për ndarjen e 100 eurove për pensionistët, studentët e punonjësit e sektorit privat në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.
Kelmendi, në një shkrim në rrjetin social Facebook, e quajti të turpshëm vendimin.
“Marre, marre, marre, marre, marre, marre, marre! Ofendim, ofendim, ofendim, ofendim, ofendim! Poshtërim, poshtërim, poshtërim!”, tha ai.
“Je udheheqës i vendit më të varfër në Evropë! Je i fundit me arsim, me shëndetësi, me projekte kapitale! Je i fundit me integrime evropiane! E mashtron qytetarin e shkretë çdo zgjedhje me lëmoshë!”, shkroi Kelmendi.
Autori i emisionit Rubikon tha se gjeneratat e ardhshme do ta studiojnë këtë kohë kur “kaq shumë u përbuzën qytetarët”.
“Nëse këta sot s’po skuqen, do të skuqen për ta ata që nesër do ta studiojnë këtë kohë kur kaq shumë u përbuzen qytetarët dhe Kosova!”, tha ai.









