Një skuadër e tërë pritet të largohet Manchester City nëse ikën Guardiola, ja lista me 11 emra

Tetë lojtarë mund të largohen nga Manchester City verën e ardhshme nëse do të ikë edhe trajneri Pep Guardiola. Ky ndryshim i vogël mund të shërbejë gjithashtu për ta bërë skuadrën më të përshtatshme për trajnerin e ardhshëm, i cili pothuajse me siguri do të jetë Enzo Maresca.

Midis tyre, siç raportohet nga mediat britanike, është Josko Gvardiol, i cili kërkohet nga Real Madrid dhe Bayern Munich. Një tjetër emër është Rodri, i cili ka qenë në qendër të projektit të Guardiola në vitet e fundit dhe tani mund të kthehet në Spanjë për të veshur fanellën e Real Madrid.

Emra të tjerë që mund të largohen brenda pak muajsh përfshijnë portierin James Trafford, i cili është i kërkuar nga Newcastle, Aston Villa dhe Tottenham Hotspur. Në dilemë është edhe sulmuesi Omar Marmush, i cili është gjithashtu në shënjestrën e Barcelona, së bashku me mbrojtësin Nathan Aké.

Këtyre u shtohen edhe ish-lojtari i Milan, Tijjani Reijnders, i cili mbërriti vetëm një vit më pare. Dy emra të tjera janë Savinho dhe Mateo Kovacic, i cili është ftuar tashmë për të gjetur një skuadër. Këtyre u shtohen edhe lojtarë që me siguri do të largohen nga “citizens”, si Bernardo Silva, Jack Grealish dhe Kalvin Phillips.

The post Një skuadër e tërë pritet të largohet Manchester City nëse ikën Guardiola, ja lista me 11 emra appeared first on Telesport.