Ende nuk ka zyrtarizim, por gjithçka tregon se Pep Guardiola mund të largohet në fund të sezonit nga Manchester City. Kështu, trajneri spanjoll do të mbetej pa skuadër, dhe Italia, që po kërkon trajner për të rindërtuar një projekt të tërë kombëtar, mund të tentojë “mrekullinë”.
Sipas mikut të tij të ngushtë, Luis Enrique, pankina e Italisë nuk është një opsion që duhet përjashtuar plotësisht për Guardiolën: “Kur drejtoja kombëtaren spanjolle, gjithmonë pyesja veten nëse Pep kishte të njëjtën aspiratë.
Nuk besoj se do të jetë me Italinë, por nuk mund ta përjashtojmë kategorikisht si mundësi. Do të më pëlqente ta shihja Pep të qëndrojë në nivelet më të larta edhe për shumë vite të tjera, jo për trofetë. Në fund të fundit, çfarë rëndësie ka numri i tofeve për të tashmë?”
The post Guardiola, trajner i Italisë? Luis Enrique lë një derë hapur: Nuk e besoj, por… appeared first on Telesport.









