Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Vushtrri, ku një person ka vdekur pasi që ra nga kati i një objekti që ishte në ndërtim e sipër.
Viktima mësohet të jetë Valmir Klinaku, 31-vjeç, shkruan Fokusi.info.
Ndryshe, nga policia më herë deklaruan se, viktima pas lëndimeve të marra, u dërgua në gjendje të rëndë në emergjencën e Vushtrrisë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi tha se: “Nga emergjenca e spitalit të Vushtrrisë është konfirmuar se si pasojë e lëndimeve të pësuara, personi ka humbur jetën”, tha ai.










