Protesta në mbështetje për të ndaluarit në vendbanimet me shumicë serbe

Protestat mbështetëse për drejtorët ilegalë të arrestuar u mbajtën sot në mëngjes në orën 9:00 para institucioneve ilegale shëndetësore dhe arsimore që financohen nga Serbia në Graçanicë, Lipjan dhe Gushtericë, transmeton Paparaci.

Të punësuarit në Qendrën Klinike Spitalore në Graçanicë, të financuar nga Serbia, sot në mëngjes e ndërprenë punën për rreth tridhjetë minuta. Në përputhje me praktikën e djeshme, nuk pati fjalime dhe as paraqitje të kërkesave.

Tubim i ngjashëm u mbajt edhe para Shtëpisë së Shëndetit në këtë vend, si dhe para Qendrës së Shkollave të Mesme  “Milladin Mitiq” në Llapnasellë. Siç mëson Radio Kim, tubime të ngjashme pati edhe në Lipjan dhe në Gushtericën e Ulët.

Drejtorët e arrestuar gjatë paradites do të dalin para gjykatës në Prishtinë. Ata janë ndaluar për shkak të kërcënimeve dhe presioneve ndaj pjesëtarëve të pakicës serbe që të votojnë për Listën Serbe të financuar nga Beogradi./Paparaci.com