Barcelona përgatit sulmin për Cambiason, klubi bardhezi i hapur për oferta

Barcelona është hedhur seriozisht në garë për Andrea Cambiaso. Interesimi, i pranishëm prej muajsh, mund të shndërrohet shumë shpejt në negociata konkrete. Mbrojtësi i Juventusit pëlqehet prej kohësh nga trajneri Hansi Flick, i cili vlerëson shumë fleksibilitetin dhe inteligjencën taktike të italianit. Trajneri gjerman, që sapo rinovoi deri më 2028, e konsideron Cambiason profil ideal për filozofinë e lojës së Barcelonës.

Pas kontakteve paraprake me agjentët e lojtarit, pritet lëvizja zyrtare e klubit katalanas. Juventusi, ndryshe nga një vit e gjysmë më parë kur refuzoi interesimin e Manchester City, këtë herë është i gatshëm të dëgjojë oferta, sidomos nëse dështon të kualifikohet në Champions League.

Kërkesa bardhezi nuk pritet të arrijë 70 milionët e kërkuara më parë, por aktualisht sillet rreth 50 milionë eurove. Cambiaso ka kontratë deri në vitin 2029 dhe fiton afro 2.5 milionë euro në sezon. Ai ka realizuar 3 gola dhe 5 asistime, por paraqitjet e luhatshme mund ta bindin klubin torinez të pranojë ofertën e kampionëve të Spanjës.

The post Barcelona përgatit sulmin për Cambiason, klubi bardhezi i hapur për oferta appeared first on Telesport.