Nga libri “Luce nell’oscurità”, i shkruar nga Roberto Baggio me vajzën e tij Valentina dhe Matteo Marani, dalin detaje për raportin e tensionuar me Marcello Lippi gjatë kohës tek Interi, në vitin 1999. “Deshi të më takonte në mars dhe më kërkoi t’i tregoja emrat e atyre që, në dhomat e zhveshjes, mund të punonin kundër tij”, – kujton Baggio.
Megjithatë, “bishtaleci hyjnor” refuzoi t’i tregonte emra, pra të bënte “spiunin”: “Iu përgjigja në mënyrën time: Mister, unë stërvitem maksimalisht, ju do të vlerësoni nëse e meritoj të luaj apo jo, por mos më kërkoni gjë tjetër”.
Sipas Baggio, trajneri Lippi më pas u përpoq ta provokonte: “Një ditë më bërtiti me tone arrogante dhe agresive: Fenomen, thuaju shokëve çfarë nuk të pëlqen. Unë iu përgjigja qetësisht: Mister, tregoju ti shokëve çfarë më kërkuat të bëja”.
Situata u përkeqësua edhe më shumë pas deklaratës së famshme të Baggios, kur e krahasoi Interin “me një Ferrari të drejtuar nga një polic rrugor”. Megjithatë, në ndeshjen “play-off” për Champions, Lippi “u detyrua” ta aktivizonte dhe Baggio realizoi dy golat vendimtarë.
The post Baggio bën zbulimin tronditës: Lippi deshi të spiunoja ekipin, iu përgjigja në mënyrën time appeared first on Telesport.









