Rama: Prishtina qyteti ku nderohen ata që luftuan për liri, më 28 maj ceremoni përkujtimore për Fehmi e Xhevë Lladrovcin

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar fotografi me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, të cilin tha se e njoftoi se më 28 maj nën patronatin e Kryeqytetit, do të organizohet ceremonia përkujtimore me rastin e ditëlindjes dhe rënies heroike të Fehmi dhe Xhevë Lladrovci.

Rama shkruan se “Prishtina do të mbetet gjithmonë qyteti ku nderohen me krenari ata që rezistuan, luftuan dhe u flijuan për lirinë dhe shtetin që sot e kemi”.

“Nën patronatin e Kryeqytetit, më 28 maj do të përkujtojmë me dinjitet dy figura të pavdekshme të kombit shqiptar Fehmiun dhe Xhevën”, është shprehur ai.

Postimi i plotë: