Lushaku – Sadriu premton mësim tërëditor në krejt Kosovën

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë se mësimi tërëditor është lehtë i aplikueshëm në të gjitha shkollat e Kosovës.

E ftuar në emisionin VV Show, Lushaku – Sadriu ka thënë se me qeverisjen e LDK-së prioritet do të jetë arsimi, rrjedhimisht edhe mësimi tërëditor.

“Kur mundet Prishtina me menaxhu mësimin tërë ditor mi ushqye sot 12 mijë nxënës të shkollave me ushqim çdo ditë, qysh nuk mundet Kosova me miliarda euro buxhet. Kur munden shkollat private me bo mësimin tërëditor, qysh nuk mundet Kosova me bo, shteti jonë”, ka thënë Lushaku – Sadriu në VV Show.

Ish-shefja e grupit parlamentar të LDK-së e akuzoi kryeministrin në detyrë për mos investime në arsim.

“Qysh nuk i qet fëmijët e arsimin prioritet. Kurtin e dëgjon duke thënë se rinia është pasuria jonë por çfarë ke bërë ti për rininë tonë. I lenë pasiguri në shkolla. Siguria në shkolla është investimi më i lehtë më teknik që mundesh me e bo. Sot mundesh me armë me hi në shkolla për që të kontrollon dikush. Sot duhet vetëm disa veprime konkrete, disa investime teknike për me u rregullu dhe me ia kthy dinjitetin mësuesit e sigurinë nxënësit. Shumica e prindërve i dërgojnë fëmijët në shkolla private për shkak të sigurisë. Ministria ka suficit buxhet e nuk investon, edhe kjo tregon shumë për pagadishmërinë, kjo tregon se krymeinistri nuk ka ndjenjë për fëmijët e Kosovës. Kur ka vullnet dhe e ki priret nuk ka që të ndalë”, ka thënë ajo.