“Njeri i dobët”, Ermal Sadiku i reagon ashpër Konjufcës pas fyerjes ndaj Osmanit

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, i ka reaguar ashpër Glauk Konjufcës, i cili përdori gjuhë denigruese ndaj ish-presidentes Osmani.

Sadiku përmes një reagimi në Facebook e ka cilësuar si njeri të dobët ministri në detyrë të Punëve të Jashtme.

“Shikoni kë kanë dasht me bo president. Një njeri të dobët. Një njeri që mendon se votat i japin të drejtë me ofendu një nanë, një grua, një profesion. Frizere është profesion. Është punë. Djersë. Dinjitet. Nuk ka asgjë të turpshme me punu ndershëm. Po ju normal që e ofendoni punën, sepse kurrë s’e keni kuptu çka domethanë me punu vërtet në jetë”, thuhet në reagimin e tij.

 

Franco Mastantuono e ka pasur shumë të vështirë sezonin e tij të parë te Real Madrid. Argjentinasi u transferua me shumë bujë gjatë verës së kaluar nga River Plate për një shifër totale rreth 45 milionë euro, por që bashkë me bonuset e ndryshme shkon rreth 60 milionë euro. 18-vjeçari argjentinas ka luajtur rreth 1410 minuta në total, në të cilat ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 1 asist. Pra, shumë larg pritshmërive. Drejtuesit e Real Madridit dhe vetë lojtari kanë vendosur për huazimin e tij diku tjetër, me qëllim të fitojë më shumë përvojë dhe eksperiencë. Sipas medieve spanjolle, destinacioni i ri i Mastantuono do të jetë Tottenham. Një huazim njëvjeçar, me mundësinë e një sezoni të dytë, por pa të drejtë blerjeje. Të dy klubet janë duke diskutuar detajet e fundit në lidhje me pagesën e lojtarit.