“Po ecim fuqishëm”, Bardhyl Hasanpapaj merr mbështetje të madhe për zgjedhjet e qershorit

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Hasanpapaj, po merr mbështetje të madhe nga tubimet me qytetarët.

Hasanpapaj, pjesë e listës së Vjosa Osmanit në LDK, ka thënë se janë duke ecur fuqishëm drejt 7 qershorit.

“Energjia dhe mbështetja që po marrim çdo ditë janë dëshmi se qytetarët po bashkohen rreth vizionit të djathtë për Kosovën. Me besim, përkushtim dhe njerëzit tanë pranë, po ecim fuqishëm drejt 7 qershorit”, thuhet në postimin e tij në Facebook.

Hasanpapaj mban numrin 34 në listën e LDK-së.

Franco Mastantuono e ka pasur shumë të vështirë sezonin e tij të parë te Real Madrid. Argjentinasi u transferua me shumë bujë gjatë verës së kaluar nga River Plate për një shifër totale rreth 45 milionë euro, por që bashkë me bonuset e ndryshme shkon rreth 60 milionë euro. 18-vjeçari argjentinas ka luajtur rreth 1410 minuta në total, në të cilat ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 1 asist. Pra, shumë larg pritshmërive. Drejtuesit e Real Madridit dhe vetë lojtari kanë vendosur për huazimin e tij diku tjetër, me qëllim të fitojë më shumë përvojë dhe eksperiencë. Sipas medieve spanjolle, destinacioni i ri i Mastantuono do të jetë Tottenham. Një huazim njëvjeçar, me mundësinë e një sezoni të dytë, por pa të drejtë blerjeje. Të dy klubet janë duke diskutuar detajet e fundit në lidhje me pagesën e lojtarit.