Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka vizituar familjen e Afrim Mexhuanit në Obiliq, ku tha se nga afër ka dëgjuar shqetësimet me të cilat po përballen shumë qytetarë të Kosovës.
Sipas Hamzës, rritja e çmimeve, pagat e ulëta dhe mungesa e perspektivës po e vështirësojnë jetën për mijëra familje në vend. Ai theksoi se Kosova ka nevojë për një qeveri që fokusohet në problemet reale të qytetarëve dhe jo në, siç u shpreh ai, “propagandë dhe përçarje”.
Hamza premtoi angazhim për paga më të larta, ulje të kostos së jetesës dhe më shumë dinjitet për çdo familje kosovare. Në fund të mesazhit të tij, ai u bëri thirrje qytetarëve që më 7 qershor “ta bëjnë bashkë kthesën e madhe”.









