Kërkoni produkte Këta janë katër shqiptarët që u arratisën nga burgu në Greqi dhe filluan grabitjeve me armë zjarri

Autoritetet greke kanë publikuar emrat dhe fotografitë e katër shtetasve shqiptarë, mes tyre edhe një vajzë, të cilët akuzohen për një tentativë grabitjeje të armatosur dhe të dhunshme në Greqi.

Ngjarja kishte ndodhur gjatë muajit prill në zonën Thermo të Etoli Akarnanias.

Sipas mediave në Shqipëri, të dyshuarit janë Romeo Qosja, Lefter Toci, Mariol Toska dhe Fatbardha Shehi, ndaj të cilëve është ngritur procedim penal për tentativë grabitjeje seriale me armë dhe përdorim dhune, transmeton Klankosova.tv.

Raportohet se gjatë tentativës së grabitjes, tre prej të dyshuarve kishin hyrë në shtëpinë e një çifti dhe kishin tentuar t’i grabisnin duke i kërcënuar me armë zjarri dhe duke ushtruar dhunë ndaj burrit të familjes.

Gjatë arratisjes, njëri nga të dyshuarit kishte qëlluar dy herë në ajër, megjithatë nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia greke më pas organizoi një operacion të koordinuar për arrestimin e tyre.

Gjatë operacionit, një automjet ku ndodhej e dyshuara femër u ndalua nga policia në kryqëzimin Sykia,

Mediat greke raportojnë se dy nga të dyshuarit meshkuj ishin të arratisur nga një qendër paraburgimi, ndërsa një tjetër ndodhej në liri gjashtëditore nga burgu ku po vuante dënimin.