Kamberi mbi Memorandumin e studentëve për Kosovën: Dëshmi se edhe pas Vuçiqit nuk ka shpresë

Ndaj Memorandumit të studentëve serbë për Kosovën, ka reaguar edhe Shaip Kamberi.

Ai fillimisht ka thënë se nuk ka dilemë që qeveria e Aleksandar Vuçiqit duhet të largohet, sepse ai është zhytur në papastërti, krim, korrupsion dhe me tendenca fashiste ndaj të tjerëve, ka thënë deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin serb, Shaip Kamberi”, transmeton Paparaci.

Megjithatë, është e qartë se Serbia ende nuk po arrin të shkëputet nga politika e saj militariste, kolonialiste dhe hegjemoniste ndaj fqinjëve, përkatësisht ndaj Kosovës, ka thënë ai.

“Por është po aq e qartë se Serbia, pavarësisht ndryshimeve politike që mund të ndodhin, ende nuk arrin të shkëputet nga politika e saj militariste, kolonialiste dhe hegjemoniste ndaj fqinjëve, veçanërisht ndaj Kosovës. Dhe kjo nuk është aspak e dyshimtë”.

Ai ka thënë se dëshmi për këtë është pikërisht Memorandumi i studentëve serbë për Kosovën dhe se alternativa pas Vuçiqit nuk jep shpresë.

“Shembulli më i fundit, ‘memorandumi i ri për Kosovën’ i studentëve të rebeluar, është dëshmia më e qartë se alternativa pas Vuçiqit nuk jep aspak shpresë, veçanërisht për demokratizimin e vërtetë të Serbisë”.

Ai gjithashtu ka thënë se pa demaskimin e politikave të vjetra nacionaliste dhe narrativave historike që nxisin konflikt, nuk mund të ketë as demokratizim të brendshëm të Serbisë. Mirëpo siç shihet, kjo ende nuk është në horizont.

Kamberi vlerëson gjithashtu se këto ambicie janë arsyeja që pengon integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

“Për fat të keq, këto ambicie kolonialiste vazhdojnë ta mbajnë peng perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor,” ka thënë ai./Paparaci.com