E bujshme nga Anglia… Mourinho e kërkon këtë sulmues të Barçës te… Real Madridi

Jose Mourinho dhe Real Madridi thuhet se kanë arritur marrëveshje, trajneri portugez do ta marrë drejtimin e “Los Blancos” nga sezoni i ardhshëm. Sipas raportimeve nga Anglia, Mourinho do të ketë ndikim të madh edhe në merkato dhe tashmë ka vendosur në radar një lojtar të Barcelonës, Marcus Rashford.

Sulmuesi anglez ka luajtur këtë sezon i huazuar nga Manchester United te Barcelona, ndërsa klubi katalanas po shqyrton mundësinë e blerjes përfundimtare të kartonit të tij. Megjithatë, “The Independent” shkruan se “burime pranë situatës sigurojnë se Mourinho mund të surprizojë duke transferuar Marcus Rashford”.

“Mourinho ka marrëdhënie shumë të mirë me Rashford dhe, sipas këtyre burimeve, do të dëshironte ta transferonte; së pari sepse është një lojtar që e njeh mirë dhe së dyti për të krijuar bujë dhe hapur probleme Barcelonës”, – shkruan gazetari Miguel Delaney në buletinin “Inside Football”.

Horizontal

The post E bujshme nga Anglia… Mourinho e kërkon këtë sulmues të Barçës te… Real Madridi appeared first on Telesport.