Një rast i sulmit ndaj personit zyrtar është raportuar të dielën në Prishtinë, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 17 maj 2026 rreth orës 15:50, ku viktima, një inspektor komunal, ka raportuar se derisa ishte në kryerje të detyrës zyrtare, është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga një person i dyshuar, pronar i një lokali, si dhe nga disa persona të tjerë ende të paidentifikuar.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa lidhur me rastin policia ka intervistuar tre dëshmitarë.
Sipas policisë, të dyshuarit ndodhen në arrati, ndërsa rasti po hetohet nga njësitet kompetente policore.









