Jorge Valdano, vetëm disa orë pasi kishte shkruar për Florentino Pérez se “të dalësh kështu në publik është një shenjë dobësie shqetësuese për një njeri kaq të fuqishëm”, foli në “Movistar Plus Deportes” për ardhjen e mundshme të José Mourinho te Real Madridi. Ai theksoi se skuadra e bardhë ka nevojë për të paktën 5 përforcime; 4 mbrojtës dhe një mesfushor për sezonin e ardhshëm.
Valdano kujtoi filozofinë e Florentino Pérez: “Në projektin e tij, futbollin e sheh si biznes heronjsh dhe nuk do t’i shesë heronjtë. Kjo është e sigurt”. Sipas tij, Real Madridi ka mungesa të qarta: “I nevojiten të paktën katër mbrojtës dhe një mesfushor që i jep ekuilibër skuadrës”.

Duke folur për rikthimin e Mourinhos, ai parashikoi një fillim të qetë: “Jose do të vijë me fytyrën e tij më tërheqëse. Në fillim gjithçka do të jetë e qetë, lojtarët do të përgjigjen mirë. Përgatitja fizike do të jetë më kërkuese dhe kjo do ta ndihmojë ekipin”.
Gjithsesi, Valdano paralajmëroi edhe momentet e vështira: “Duhet parë çfarë ndodh kur vijnë humbjet dhe nëse do të ketë paqe apo tension si më pare në dhomat e zhveshjes”. Në fund, ai u shpreh qartë: “Këtë situatë nuk e zgjidh dot vetëm Mourinho, klubi ka nevojë për përforcime të mëdha”.
The post Valdano parashikon si do të jetë Real Madridi i ri i Mourinhos, zbulon cilët nuk do t’i shesë Perez appeared first on Telesport.









