Juventus shkatërroi gjithë sezonin me humbjen e sotme 0-2 ndaj Fiorentinës, në sfidën e luajtur në “Allianz Stadium”, e parafundit për këtë sezon.
Pas kësaj humbjeje dhe fitoreve të tre rivalëve direkt, Juventus është jashtë Champions League për sezonin e ardhshëm. Bardhezinjtë renditen në vendin e gjashtë me 68 pikë, njësoj sa Como e vendit të pestë dhe dy pikë më pak se Roma dhe Milan, vendi i tretë dhe i katërt.
Megjithatë, edhe pse duket e vështirë që të ndodhë, Juventus ka ende shanse matematikisht për të siguruar biletën për në Champions. Bardhezinjtë duhet të fitojnë në derbin ndaj Torinos në javën e fundit dhe të shpresojnë se Milan, Roma dhe Como nuk do të fitojnë në ndeshjet e tyre respektive.
Juventus ka një rekord më të mirë në ndeshjet kokë më kokë kundër Romës, gjë që do t’i lejonte ata të renditeshin para verdhekuqve nëse përfundojnë me pikë të barabarta.
Rekordi i ndeshjeve kokë më kokë kundër Milanit është i barabartë, por Juventusi aktualisht ka një diferencë më të mirë golash, +27 me +19.
The post Shanset janë të pakta, por ekzistojnë. Ja çfarë i duhet Juventusit për t’u kualifikuar për në Champions League appeared first on Telesport.









