Manchester United ka fituar 3-2 ndaj Nottingham Forest, në sfidën e javës së parafundit, por që për “Djajtë e Kuq” ishte ndeshja e fundit në shtëpi për këtë sezon në Premier League.
Vendasit gjetën avantazhin që në minutën e 5-të, ku Luke Shaë shënoi një gol të bukur me një goditje me të majtën brenda zonës. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-0 për Man. United. Pjesa e dytë ishte vërtet shumë e bukur, ku u shënuan 4 gola.
Fillimisht, në minutën e 53-të, miqtë barazojnë shifrat me Morato, i cili shënon me kokë, pas krosimit perfekt të Elliot Anderson. “Djajtë e Kuq” gjejnë shpejt avantazhin në minutën e 55-të, ku ishte Matheus Cunha që dërgoi topin në rrjetë. Në minutën e 76-të ishte Bryan Mbeumo që shënoi golin e tretë, pas asistit të Bruno Fernandes.
Në minutën e 78-të, Morgan Gibbs-White shënon golin e dytë për miqtë, pas asistit të Anderson. Manchester United fiton 3-2 dhe blindon vendin e tretë për këtë sezon. Nottingham Forest mbetet në vendin e 16-të, por jashtë rrezikut për të rënë në Championship.
The post Spektakël në “Old Trafford”, 5 gola të shënuar. “Djajtë e Kuq” fitojnë në ndeshjen e fundit në shtëpi (video) appeared first on Telesport.








