Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot familjen Gashi dhe familjen Muhaxhiri në lagjen Kurillë të Prizren, së bashku me kryetarin e komunës, Shaqir Totaj.
Përmes një postimi publik, Hamza tha se gjatë vizitës ka dëgjuar nga afër shqetësimet e qytetarëve lidhur me rritjen e çmimeve, vështirësitë ekonomike dhe sfidat në qasjen ndaj shërbimeve shëndetësore.
Ai i cilësoi këto si probleme të përditshme me të cilat përballen qytetarët, duke theksuar se ato kërkojnë adresim serioz institucional.
“Ka ardhur koha që shteti të kujdeset më shumë për familjet, ekonominë dhe dinjitetin e çdo qytetari”, ka deklaruar Hamza.
Kandidati i PDK-së ka premtuar se, nëse merr drejtimin e qeverisë pas zgjedhjeve të 7 qershorit, qysh në vitin e parë do të ndërmerren masa konkrete për lehtësimin e jetës së qytetarëve dhe forcimin e sigurisë sociale e ekonomike në vend.
Në fund, ai falënderoi familjet për mikpritjen dhe besimin e treguar gjatë vizitës në Prizren.









