Hegjemonia e “Old Firm” vazhdon në Skoci, Hearts dorëzohet në minutat e fundit ndaj Celtic (video)

Në Skoci duhet të presin akoma që një ekip tjetër përveç Rangers dhe Celtic të fitojnë titullin kampion. Hera e fundit që kjo gjë ka ndodhur ka qenë në sezonin 1984/1985 kur Aberdeen F.C. i drejtuar nga Alex Ferguson fitonte titullin kampion.

Në këto 41 vite, titulli është ndarë gjithmonë mes Rangers dhe Celtic, ku këta të fundit kanë dominuar. Këtë sezon, Hearts ishte shumë pranë mrekullisë, por titulli u vendos në ndeshjen e fundit, më saktë në minutat e fundit, në përballjen direkte mes dy kryesuesve.

Në “finalen” që ishte ndeshja e fundit e sezonit e luajtur në Glasgow, ishte miqtë që kaluan të parët në avantazh me golin e shënuar Shankland, i cili shënoi me kokë pas një krosimi nga goditja e këndit dhe daljes së gabuar të Sinisalo, portierit të Celtic. Vendasit barazuan shifrat në fund të pjesës së parë me belgun Arne Engels nga pika e bardhë e penalltisë, pas një prekje të topit me dorë brenda zonës nga mbrojtësi i Hearts. Pjesa e parë mbyllet 1-1.

Kur Hearts ishte shumë pranë mrekullisë, në minutën e 86-të, japonezi Daizen Maeda shtyu topin në rrjetë pas një aksioni të shpejtë dhe daljes së gabuar të portierit mik.

Në minutën e fundit shtesë, duke përfituar nga një kundërsulm i shpejtë ishte Callum Osmand që shënoi glin e tretë dhe të fitores së madhe për Celtic. Zhgënjim i madh te Hearts, Celtic feston titullin e pestë rresht. Të dyja ekipet do të luajnë në Champions League sezonin e ri. Celtic dhe Motherëell në Europa League.

SHIKOGOLAT

The post Hegjemonia e “Old Firm” vazhdon në Skoci, Hearts dorëzohet në minutat e fundit ndaj Celtic (video) appeared first on Telesport.