Policia e Kosovës ka njoftuar se një e mitur është ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar i panjohur.
Rasti ka ndodhur në Lipjan.
Policia përmes raportit 24 orësh bën të ditur se rasti është duke u hetuar.
“Viktima femër kosovare e mitur, ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar i panjohur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.









