Të premten në Prishtinë një shtetas kinez ka raportuar se dy persona e kanë kërcënuar me thikë dhe ia kanë vjedhur 20 euro.
“Viktima mashkull shtetas kinez, ka informuar se dy persona meshkuj nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur 20€”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
“Nuk raportohet për lëndime. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”.









