Ish-deputeti i PDK-së, Arian Tahiri ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike, duke krahasuar sjelljen e kryetarit të Skenderaj, Sami Lushtaku, me atë të kryeministrit në detyrë Albin Kurti.
Përmes një postimi publik, Tahiri ka deklaruar se Lushtaku iu është përgjigjur organeve të drejtësisë “me dinjitet dhe respekt ndaj institucioneve të Kosovës”, ndërsa ka akuzuar Kurtin se po shmanget nga përgjegjësia ligjore.
“Sami Lushtaku i përgjigjet organeve të drejtësisë me dinjitet dhe respekt ndaj institucioneve të Kosovës, ndërsa Albin Kurti po sillet si kaçak politik përballë ligjit dhe shtetit që vetë pretendon ta udhëheqë”, ka shkruar Tahiri.
Ai ka theksuar se ndërtimi i shtetit bëhet përmes respektimit të institucioneve dhe drejtësisë, duke shtuar se sjellja e Lushtakut përbën shembull të respektimit institucional.
“Shteti ndërtohet duke respektuar institucionet dhe drejtësinë, ashtu siç veproi sot z. Lushtaku, e jo me standarde të dyfishta dhe ikje nga përgjegjësia, siç po vepron z. Kurti”, ka deklaruar Tahiri.









