Vazhdojnë polemikat në Francë pas publikimit të dokumentarit të Netflix mbi ngjarjet e Botërorit 2010 në Afrikën e Jugut dhe krizën e famshme në Knysna. Në qendër të kritikave është ish-trajneri i Francës, Raymond Domenech, për mënyrën si i ka trajtuar lojtarët.
Ish-sulmuesi Nicolas Anelka shpërtheu ashpër ndaj tij: “Mësimi kryesor i këtij dokumentari është se Raymond Domenech është një bastard i vërtetë. Mendoja se ishte më njerëzor, por na tradhtoi plotësisht”.
Edhe ish-zëdhënësi i kombëtares franceze, François Manardo, foli për “RMC Sport”, duke zbuluar se Domenech mbeti i habitur nga dokumentari dhe mënyra si ishte pasqyruar atmosfera e asaj periudhe.
Manardo rikujtoi edhe konfliktin mes Domenech dhe Anelka: “Nicolas më konfirmoi se kishte pasur një përplasje, por më tha: Nuk e kam sharë trajnerin. I thashë trajnerit dhe stafit të tij të dështuar, shkofshi në djall”. Ai kritikoi edhe reagimin e Domenech në rrjetet sociale dhe shtoi: “Kur mendon prapa, pyet veten si mund të shpresonim të fitonim me një trajner kaq të hidhëruar”.
Rebelimi i Francës më 2010 bëhet dokumentar, Domenech: I kam urryer ato idiotë…
The post “Është një bastard i vërtetë”; Anelka sulmon Domenech pas dokumentarit të Netflix appeared first on Telesport.









