Në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Estoril, José Mourinho foli edhe mbi të ardhmen e tij, mes zërave që e lidhin me rikthim te Real Madridi. Trajneri portugez zbuloi se Benfica i ka paraqitur një ofertë rinovimi: “Të mërkurën agjenti im mori ofertën me shkrim nga Benfica. Dhe unë thashë: Jo, nuk dua. Tani nuk dua asgjë. Të dielën, po”.
I pyetur për kontaktet me Real Madridin, Mourinho ishte i prerë: “Me Real Madridin nuk kam pasur kontakte. As me presidentin dhe as me ndonjë person të rëndësishëm të klubit”. Ai shtoi se java e ardhshme do të jetë vendimtare: “Java e ardhshme është e rëndësishme për të ardhmen time”. Sipas tij, edhe Benfica duhet ta planifikojë sezonin e ri: “Kemi një periudhë prej 8 ose 10 ditësh për të parë situatën dhe marrë një vendim”.
Mourinho komentoi edhe Florentino Pérez: “Nuk e kam parë konferencën e tij. Pastaj kush jam unë të komentoj një president me historinë e Don Florentinos?” Për Arbeloa tha: “Është mik imi. Dha shpirtin për mua si lojtar. Tani që është trajner te Real Madridi, lidhja ime me klubin bëhet edhe më e fortë”.
The post Mourinho shtyn vendimin për të ardhmen: Të mërkurën erdhi oferta e Benfica, por thashë “jo” appeared first on Telesport.









