Qytetarët e Skenderajt të palëkundur: Nuk shpërndahemi deri në largimin e Njësisë Speciale

Qytetarët e Skenderajt kanë paralajmëruar se nuk do të shpërndahen derisa aty qëndron Njësia Speciale.

Shqiptar Gubetini, njëri prej qytetarëcve  në një lidhje direkte për “Edicionin Special” në Klan Kosova u shpreh se momentalisht është disponimi për t’u laguar dhe se mund të qëndrojnë deri në mëngjes.

“Më mirë ka qenë Njësia Speciale me u largu, edhe qytetarët me shku me pushu në shtëpia. Njësia Speciale s’ka çka me qëndru këtu”.

“Nuk ma merr mendja që është disponimi me u largu, nëse vazhdon kështu, ma merr mendja që qytetarët kanë me qëndru këtu deri në mëngjes”, tha ai.