Sot do të bëhet ceremonia e inaugurimit të punimeve dhe vendosja e gurit themeltar të Parkut Industrial në fshatin Frashër të Mitrovicës.
Sipas njoftimit zyrtar, në këtë aktivitet do të marrin pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila; si dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci.
Fillimisht, Kusari-Lila do të zhvillojë takim me kryetarin Peci, në Komunën e Mitrovicës, për të inauguruar më pas punimet në Parkun Industrial.
Ceremonia është njoftuar të fillojë në orën 09:30.
Kontrata me vlerë prej 976 mijë e 790 euro e 85 centë u nënshkrua ndërmjet Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit dhe grupit të operatorëve ekonomikë ETEAM SH.P.K., N.T.P. Begisholli dhe R & Rukolli.
Hapja e tenderëve ishte bërë në korrik të vitit 2024, teksa vlera e parashikuar e kontratës ishte 1.1 milionë euro.









