Humbje direkt pas titullit, Flick: Nuk ishte e lehtë kundër një skuadre që lufton për mbijetesë

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, komentoi humbjen që iu hoqi katalanasve mundësinë për të arritur kuotën e 100 pikëve në kampionat. “Jam i zhgënjyer nga rezultati, por duhet ta pranojmë sepse luajtëm kundër një skuadre që lufton për mbijetesë. Nuk ishte e lehtë”, – deklaroi ai.

Flick pa gjithsesi elementë pozitivë: “Pashë një skuadër shumë të motivuar. Menaxhuam minutat e lojtarëve që kishin luajtur më shumë. Në pjesën e parë kontrolluam lojën, por kundërshtarët sulmonin me shumë agresivitet. Në sulm nuk ishim në nivelin tonë të zakonshëm, por jam i kënaqur me atë që pashë”.

Trajneri gjerman vlerësoi veçanërisht lojtarët e akademisë: “Álvaro Cortés luajti një ndeshje fantastike. Espart hyri mirë, Tommy mori minuta, ndërsa Bernal është rikthyer në nivel të mirë. Për Casadó ishte e rëndësishme të luante”.

Për debutuesin Álvaro Cortés shtoi: “Ishte ndeshja e tij e parë dhe bëri shumë mirë. Fitoi duele ajrore ndaj sulmuesve të fortë dhe tregoi siguri me topin. I thashë të luante si në stërvitje”. Flick nënvizoi edhe lidhjen e veçantë të klubit me “La Masia”: “Kjo është ajo që dua të shoh nga të rinjtë. Ata luajnë prej vitesh bashkë dhe kjo është diçka fantastike”.

Në fund sqaroi situatën e portierëve: “Vendosëm sot që Wojciech Szczęsny të luante. Joan García është numri një dhe do të luajë në ndeshjet e ardhshme. Na kanë mbetur edhe dy sfida, që duam t’i fitojmë”.

Alaves pret kampionët me nderime, por “nderin” ia bën Barcelona në fushë! Sevilla dhe Espanyol qetësohen, rrezikon Muriqi! Getafe drejt Europës

The post Humbje direkt pas titullit, Flick: Nuk ishte e lehtë kundër një skuadre që lufton për mbijetesë appeared first on Telesport.