Komuna e Gjilanit pagoi mbi 100 mijë euro për dreka zyrtare në dy muajt e fundit

Ermal Sadiku, ka reaguar ndaj shpenzimeve të Komunës së Gjilanit, duke pretenduar se vetëm në dy muajt e fundit janë paguar mbi 100 mijë euro për dreka zyrtare.

Përmes një postimi publik, Sadiku kritikoi qeverisjen lokale të Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, duke theksuar se kjo parti ka mbi pesë vite në udhëheqje të komunës dhe gjashtë vite në nivel qendror.

“Vetëm në dy muajt e fundit, Komuna e Gjilanit paska paguar mbi 100 mijë euro për dreka zyrtare. Një komunë ku Lëvizja Vetëvendosje i mori mbi 60% të votave, udhëheq me qytetin tash e 5 vite dhe me qeverinë tash e 6 vite. Autostrada jo. Stadiumi jo”, ka shkruar Sadiku.

Ai po ashtu përmendi edhe Gentrit Murselin, për të cilin tha se ka siguruar “fakte dhe dokumentacione zyrtare” lidhur me këto pretendime.