Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka thënë se është i lumtur që AAK-ja e ka në listë gjeneralin e UÇK-së, Daut Haradinajn.
Sipas Gjinit, Haradinaj është fytyra e parë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Dauti mbetet në numrin 50, e ka këtë numër gjithmonë. I thashë dikujt po të ishte në partinë tuaj, do ta kishit quajtur fytyra e parë e UÇK-së, gjeneralin më të ri në Kosovë, një prej simboleve të familjes Haradinaj do ta kishit ngritur në kulm. Ne jemi krenarë që e kemi me ne, një nga fytyrat më përfaqësuese të UÇK-së” ,ka shtuar ai.









