Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar për ndalimin e një personi të dyshuar në rastin ‘Laboratori 25’.
Sipas njoftimit, S.D., është paraqitur sot vullnetarisht në Policinë e Kosovës në Prishtinë, lidhur me çështjen që është duke u hetuar, transmeton Klankosova.tv
Pas intervistimit dhe ndërmarrjes së veprimeve procedurale, me aktvendim të prokurorit special, ndaj të njëjtit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh për shkak të dyshimit për veprat penale: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe “Falsifikimi i dokumentit”.
Hetimet lidhur me rastin “Laboratori ‘25”, janë në zhvillim dhe Prokuroria Speciale së bashku me Policinë e Kosovës do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në përputhje.









