PDK ende pa listë, këta emra prijnë në 10-shën e listave të partive tjera

 

Partitë politike tashmë kanë nisur publikimin e listave me emrat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit. Deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje, LDK dhe AAK kanë bërë publike emrat me të cilët do të garojnë në këto zgjedhje.

Bartëse e listës së LDK-së është ish-presidentja Vjosa Osmani, ndërsa në Top 10 në listë nuk janë emrat si Avdullah Hoti e Hykmete Bajrami.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ende nuk ka publikuar zyrtarisht listën e kandidatëve për deputetë deri në këto momente.

Në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në top 10 e parë janë renditur këto figura: Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku, Kujtim Shala, Doarsa Kica-Xhelili, Lutfi Haziri, Jehona Lushaku-Sadriu, Albena Reshitaj, Ukë Rugova, Jeta Statovci dhe Anton Quni.

Ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës listën e saj e prin Ardian Gjini si kandidat për kryeministër, ndërsa Ramush Haradinaj është renditur me numër 11 në listë.

Top 10 e listës së tyre janë: Ardian Gjini, Besnik Tahiri, Time Kadrijaj, Bekë Berisha, Arbër Tolaj, Albana Bytyqi, Burim Ramadani, Avni Arifi, Diellza Kukaj dhe Agim Çeku.

Në top 10 e listës së Lëvizjes Vetëvendosje janë këta emra: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Donika Gërvalla, Avndi Dehari, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Xhelal Sveçla, Mimoza Kusari-Lila, Hajrulla Çeku dhe Shqipe Mehmeti-Selimi.

Ndërsa sipas informacioneve të publikuara deri më tani, në listën e Partisë Demokratike të Kosovës pritet të jenë: Bedri Hamza, Uran Ismaili, Vlora Çitaku, Përparim Gruda, Arian Tahiri, Blerta Deliu, Ganimete Musliu e emra të tjerë.

Afati për dorëzimin e listave të kandidatëve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka përfunduar mbrëmë.

KQZ-ja ka bërë të ditur se të gjithë kandidatët që synojnë të garojnë për Kuvendin e Kosovës do t’i nënshtrohen procesit të verifikimit institucional, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.