Policia e Kosovës e ka arrestuar një të dyshuar për dhunim.
Rasti ishte raportuar fillimisht në Podujevë.
“Sot, zyrtarët e Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme – Prishtinë, kanë arrestuar një person të dyshuar lidhur me veprën penale “Dhunim”. Rasti është raportuar në stacionin e Podujevës në fillim të këtij muaji. Arrestimi është realizuar pas ndërmarrjes së veprimeve intensive hetimore dhe sigurimit të provave relevante nga organet kompetente të hetuesisë. Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim.









