Në Holandë, të sigurtë: Mbrojtësi do të largohet nga City, synon të luajë në Serie A

I lënë shpesh në stolin e Manchester City të Pep Guardiola, mbrojtësi holandez Nathan Aké shpreson të ndërrojë klub verën e ardhshme. Me kontratën që i skadon në vitin 2027, lojtari 31-vjeçar sheh mundësi të reja.

Mbrojtësi, sipas mediave holandeze, kërkon të sigurojë një transferim në Serie A. Ai synon të ndjekë shembullin e ish-shokut të tij të skuadrës Manuel Akanji, që pas largimit nga “citizens” po shkëlqen me Inter.

Por ndryshe nga austriaku, mbrojtësi holandez shihet me interes nga Milan, që e kërkoi edhe verën e kaluar, por asokohe transferimi dështoi. Kostoja e transferimit të Nathan Ake shkon midis 10 dhe 15 milionë eurove.

Por Milan nuk është kandidati i vetëm, pasi edhe Juventus e Roma janë midis skuadrave që e kërkojnë lojtarin me përvojë. Ake, dy sezonet e fundit, ka luajtur shumë pak me “citizens”, ndaj dhe po kërkon një aventurë të re.

The post Në Holandë, të sigurtë: Mbrojtësi do të largohet nga City, synon të luajë në Serie A appeared first on Telesport.